Close

 

Të nderuar prindër!

 

Shoqata Pro-Basket “INVADERS” Ju falenderon për besimin që i keni dhënë për edukimin sportiv të fëmijës Tuaj.

 

Nisur nga eksperienca e punës tonë si shoqatë, për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të aktiviteteve tona sportive, është e nevojshme që të punojmë së bashku si ekip duke respektuar rregulloren e brendshme të shoqatës.

 

Shoqata Pro-Basket “INVADERS” për të realizuar objektivin e saj, ka marrë me qera ambjente sportive, ka marrë trajnerë dhe ndihmës trajner të kualifikuar, si dhe ka siguruar bazën materiale si topa basketbolli, kosha portative, etj.

Për të qënë sa më pranë nevojave të secilit, janë menduar dhe realizuar paketa stërvitore të ndara në, 2 seanca, 3 seanca, 4 seanca dhe 5 seanca stërvitore në javë. Këto reflektohen dhe në vlerën e kontributit.

Nga sa më sipër kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i Juaj që:

  • Shlyerja e detyrimeve të bëhet brënda datës 7 të çdo muaji, sipas paketave të stërvitjes.
  • Stërvitja zhvillohet në pallatin e Universitetit të Sporteve. Shoqërimi i fëmijëve bëhet nga vetë prindërit.
  • Fëmijët duhet të paraqiten për stërvitje në orarin e përcaktuar nga trajneri, të veshur vetëm me uniformën e ekipit, (Uniforma sigurohet nga shoqata kundrejt pagesës së vlerës në kosto nga ana Juaj)
  • Pjesmarja e fëmijëve në ndeshjet zyrtare, sigurohet me kontributin e prindërve. (Uniformat e ndeshjeve zyrtare sigurohen nga shoqata kundrejt pagesës së vlerës në kosto nga ana Juaj).

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

MIKEL SËRBO

KRYETAR