Close
Rreth nesh

Shoqata Pro-basket Invaders është themeluar në datë 11-12-2013, me vendim Gjykatës së Tiranës, me nr. 3702.

Drejtues i kësaj shoqate, që prej themelimit, është zgjedhur Z. Mikel Sërbo, pedagog i edukimit fizik, ish-lojtar i Dinamos, Tiranës dhe Kombëtares, si dhe tashmë trajner i Kombëtares U-20.

Shoqata ka si qëllim përhapjen e pasionit për lojën e baskebollit, organizimin sipas normave që disiplinojnë lojën e basketbollit. 

Gjithashtu, Shoqata ka si qëllim marrjen pjesë në kampionatet, që organizon Federata Shqiptare e Basketbollit, të krijojë turne të ndryshme, sfida individuale, analitike dhe teorike.

Ka qëllim mbajtjen e raporteve me organizata sdhe shoqata analoge, brenda dhe jashtë vendit.

Për arritjen e këtij qëllimi social, Shoqata do të zhvilloj aktivitete të tipit sportiv, brenda dhe jashtë vendit, duke u kujdesur në mënyrë direkte për inkurajimin dhe përgatitjen profesionale të personave që kanë aftësi në këtë fushë sportive.

Shoqata do të promovoj direkt ose në bashkëpunim me organizata dhe shoqata të tjera, çdo inisiativë të nevojshme, për arritjen e qëllimit të saj.

Organizata ka për qëllim gjithashtu:

  • Të marrë pjesë në gara, turne dhe kampionate
  • Të organizojë aktivitete sportive, kurse, manifestime dhe konkurrime
  • Të realizojë çdo inisiativë të dobishme për përhapjen e praktikimin e lojës së basketbollit sportiv në të gjitha format e tij