Close

Ekipet tona

Rregjistrimet për Ekipet e moshave Invaders fillojnë nga 4 vjeç për meshkuj dhe femra. Për këtë grup të vegjëlish deri në moshën 10 vjecare zhvillohen stërvitje te dedikuara ku ndërthuret argëtimi me fitimin e shprehive të para të lojës së basketbollit. 

Mbi 10 vjeç ekipet strukturohen në përputhje me rregulloret e FSHB, sikurse dhe paraqiten në menutë përkate. Të gjithë lojtaret e ekipeve janë te federuar pranë FSHB-së. 

Invaders për trajnimet e Ekipeve shfrytëzon dy nga palestrat më të mira në qytet, atë të Akademise së Sporteve në Tirane dhe tek Shkolla 9 Vjeçare “At Zef Pllumi”. Ekipet janë të pajisur me bazën e plotë materiale dhe uniformat përkatëse të stërvitjeve dhe ndeshjeve. 

Invaders përveç stërvitjeve në fushë, kryejnë me ekipet edhe pergatitje atletike dhe fizike në palestrën e forcës te Akademise nën drejtimin e Trajnerëve të specializuar. Gjthashtu ekipeve u ofrohet edhe përgatitje teorike në sallën e posaçme të trajnimeve.

Invaders në varësi të kërksave të veçanta nga Prindërit ofron edhe Trajnime specifike individuale apo në grup.

Palestra Basket
Palestra e Veglave
Salla e Trajnimeve